Histerektomia

Histerektomia (heqja e mitrës) është një operacion kirurgjikal që përfshin heqjen e një pjese ose të të gjithë mitrës së një gruaje. Kjo ndërhyrje mund të bëhet e nevojshme për disa arsye mjekësore dhe mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientes.

KIRURGU JUAJ

Prof. Dr. Francesco Stipa

I specializuar në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe ekspert në Kirurgjinë e Obezitetit, Prof.Dr.Françesko Stipa me mbi 30 vjet përvojë.

Arsyet e histerektomisë

Operacioni i mitrës) mund të bëhet i nevojshëm në rastet e mëposhtme:

  • Kanceri gjinekologjik: Prania e kancerit të mitrës, qafës së mitrës ose vezoreve, si dhe gjendjet parakanceroze.
  • Prolapsi i mitrës (Rënia e mitrës ose ulja e mitrës): Rrëshqitja apo ulja e mitrës nga pozicioni i saj normal në kanalin vaginal.
  • Endometrioza: Rritja anormale e indeve të mitrës jashtë saj.
  • Dhimbja pelvike kronike (Dhimbja e fundit të barkut): Dhimbje e vazhdueshme në rajonin pelvik që nuk mund të zgjidhet me trajtime të tjera.
  • Adenomioza: Zgjerimi i mitrës si pasojë e rritjes së indeve endometriale brenda murit të saj.

Llojet e histerektomisë

Në varësi të arsyes pse kryhet, heqja e mitrës mund të jetë e llojeve të ndryshme:

  • Histerektomia e pjesshme (supracervikale): Heqja e vetëm një pjese të mitrës, duke e lënë qafën e mitrës të paprekur.
  • Histerektomia totale: Heqja e plotë e mitrës dhe e qafës së mitrës.
  • Histerektomia radikale: Heqja e të gjithë mitrës, indeve mbështetëse, qafës së mitrës dhe pjesës së sipërme të vaginës.
Pse të na zgjidhni ne?

SPITALI RINASCENTE

Në spitalin tonë, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes cilësor dhe të personalizuar për çdo pacient që ka nevojë për një histerektomi (ndërhyrje në mitër). Ekipi ynë i specialistëve me përvojë përdor teknikat kirurgjikale më të avancuara për të siguruar një trajtim të sigurt dhe efektiv.

Ne ofrojmë një ambient mikpritës dhe mbështetës, ku çdo pacient merr vëmendje dhe kujdes të personalizuar, me një plan trajtimi të projektuar për të përmbushur nevojat e tij specifike mjekësore dhe personale.

Teknikat kirurgjikale

Histerektomia mund të kryhet përmes teknikave të ndryshme:

Histerektomia abdominale (Operacion i hapur)

Kryhet përmes një prerjeje kirurgjikale në bark.

Histerektomia laparoskopike (Operacion me laser)

Kryhet duke përdorur pajisje laparoskopike që futen përmes prerjeve shumë të vogla në bark.

Histerektomia vaginale (Heqja e mitrës nga poshtë, pa prerje në bark)

Heqja e mitrës kryhet përmes vaginës.

Pas histerektomisë

Pas operacionit të heqjes së mitrës mund të vini re disa ndryshime, të cilat variojnë në bazë të llojit të ndërhyrjes dhe arsyes pse është kryer ajo:

  • Menopauza: Nëse vezoret hiqen gjatë operacionit, pacientja do të hyjë menjëherë në menopauzë.
  • Kontracepsioni (Parandalimi i shtatzënisë): Nuk do të jetë më e nevojshme të përdoren kontraceptivë për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara.
  • Pap-testi (Testi i qafës së mitrës): Nëse qafa e mitrës është hequr, mund të mos jetë më e nevojshme kryerja e Pap-testit; gjithsesi, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj.
  • Seksualiteti: Funksioni seksual rikthehet në normalitet pasi të ketë përfunduar plotësisht procesi i shërimit pas operacionit.
  • Ndryshimet hormonale: Nëse vezoret ruhen (nuk hiqen), nuk do të ketë ndryshime hormonale domethënëse.

Kujdesi që meritoni, besimi që kërkoni!