Herniet (dhjami i dalë) trajtohen në mënyrë efektive në spitalin tonë. Çdo lloj hernie kërkon një qasje specifike dhe të personalizuar për të garantuar rezultatin më të mirë të mundur.

Prof. Dr. Francesco Stipa është kirurg i përgjithshëm me mbi 30 vite përvojë dhe ekspertizë të gjerë në kirurgjinë laparoskopike, onkologjike, bariatrike dhe kolorektale. Ai ka kryer mijëra ndërhyrje kirurgjikale dhe ka zhvilluar një karrierë profesionale e akademike në institucione të rëndësishme në Itali dhe jashtë saj, përfshirë Memorial Sloan Kettering Cancer Center në New York. Aktualisht, fushat e tij kryesore të interesit përfshijnë kirurgjinë minimale invazive, kirurgjinë e stomakut dhe zorrëve, obezitetit, murit abdominal dhe proktologjinë.
Hernia e kërthizës (dhjami në kërthizë) ndodh kur një pjesë e zorrës ose e indeve të barkut del përmes një pike të dobët në murin abdominal rreth kërthizës. Kjo gjendje mund të jetë e pranishme që nga lindja ose të zhvillohet në moshë të rritur si pasojë e presionit të tepërt brenda barkut.
Kirurgjia e hernies kërthizore (qepja / vendosja e rrjetës te kërthiza) është një procedurë rutinë që zgjat afërsisht 30 minuta. Shumica e pacientëve mund të kthehen në shtëpi brenda së njëjtës ditë ose pas një qëndrimi shumë të shkurtër në spital.
Hernia inguinale (dhjami i dalë në rrëzë të kofshës) manifestohet me daljen e organeve të brendshme përmes një defekti (pike të dobët) në murin e barkut, në zonën e kanalit inguinal. Kjo është një nga format më të zakonshme të hernies.
Shkaqet:
Operacioni i hernies me laser:
Ndërhyrja laparoskopike (operacioni me rrjetë) për hernien inguinale zgjat rreth 1 orë. Pacientët përgjithësisht mund të dalin nga spitali ditën e nesërme, duke iu kthyer shpejt aktivitetit të tyre normal.
Hernia hiatale (Ngjitja e stomakut lart / ujë i thartë në fyt) ndodh kur një pjesë e stomakut del përmes diafragmës në zgavrën e kraharorit. Kjo gjendje është e zakonshme, veçanërisht te personat mbi 45 vjeç.
Shkaqet:
Operacioni i hernies së stomakut:
Ndërhyrja laparoskopike për hernien hiatale (rregullimi i stomakut me mbyllje) zgjat rreth 1.5 orë. Kjo procedurë lehtëson në mënyrë të konsiderueshme simptomat (djegien e stomakut, aciditetin dhe urthin) dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit.
Në spitalin tonë, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes të cilësisë më të lartë dhe të personalizuar për çdo pacient që kërkon trajtimin ose operacionin e hernies (kërthizore, inguinale apo hiatale). Ekipi ynë i mjekëve specialistë përdor teknikave kirurgjikale më të avancuara për të siguar një trajtim të sigurt dhe efektiv.
Ne ofrojmë një ambient mikpritës dhe mbështetës, ku çdo pacient merr vëmendjen dhe kujdesin e duhur të personalizuar, përmes një rrugëtimi trajtimi të projektuar për të përmbushur nevojat specifike, mjekësore dhe personale.