Kirurgjia e Variceve

Venat varikoze (variçet ose venat e fryra) janë vena të zgjeruara, të fryra ose të përdredhura. Në përgjithësi, termi “variçe” i referohet venave të këmbëve, por ato mund të shfaqen edhe diku tjetër, si në venat e ezofagut, të stomakut, të rajonit pelvik (fundit të barkut), në venat ovariane te femrat apo në ato të skrotumit te meshkujt.

KIRURGU JUAJ

Prof. Dr. Francesco Stipa

Kirurg Vaskular

Prof. Dr. Gentian Caco

Kirurg Vaskular

Shenjat klinike
(simptomat e variçeve)

Pacientët që vuajnë nga variçet shpesh përjetojnë:
  • Dhimbje e gjymtyrëve të poshtme (Dhimbje e këmbëve)
  • Lodhje dhe ënjtje e këmbëve (Këmbë të fryra)
  • Mpirje dhe miza-miza (Therje në këmbë)
  • Ndjenja e djegies në këmbë
  • Rëndim i këmbëve: Sidomos gjatë qëndrimit të gjatë në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës së nxehtë, si dhe gjatë ngritjes së peshave të rënda.
  • E kruajtur (Kruarje e lëkurës mbi vena)
  • Kapilarë në formë merimange (Kapilarë të plasur): Kapilarë të vegjël të kuq ose me ngjyrë vjollcë në sipërfaqen e lëkurës së këmbës së prekur dhe hiperpigmentim (errësim / nxirje e lëkurës) të këtyre zonave.
  • Inflamacion i lëkurës ose ulcera (Plagë nga variçet)

Përpara ndërhyrjes

Gjatë përgatitjes për operacionin, është e nevojshme të merret informacion i plotë mbi medikamentet që përdor pacienti/ja, duke përfshirë suplementet apo barnat pa recetë, marrja e një anamneze të saktë të sëmundjes, si dhe sasia e konsumit të alkoolit apo duhanit.

Gjatë ditëve përpara ndërhyrjes kërkohet:

  • Ndërprerja e marrjes së medikamenteve që vështirësojnë koagulimin e gjakut (Barna kundër dhimbjeve dhe inflamacionit): Si aspirina, ibuprofeni, naprokseni etj.
  • Ndërprerja e holluesve të gjakut: Si warfarina dhe medikamente të tjera të ngjashme.

Përgatitja pre-operatore:

  • Agjërimi (Mos ngrënia e ushqimit): Nuk duhet të konsumohet ushqim apo lëngje për të paktën 6 deri në 8 orë përpara operacionit.
  • Ekzaminimet (Analizat dhe skaner apo eko): Kryerja e ekzaminimeve të nevojshme laboratorike dhe imazherike (si Eko Doppler e enëve të gjakut).
Pse të na zgjidhni ne?

SPITALI RINASCENTE

Në spitalin tonë, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes cilësor dhe të personalizuar për çdo pacient që ka nevojë për trajtimin ose operacionin e variçeve (heqjen e venave të fryra). Ekipi ynë i specialistëve me përvojë përdor teknikat kirurgjikale më të avancuara për të siguruar një trajtim të sigurt dhe efektiv.

Ne ofrojmë një ambient mikpritës dhe mbështetës, ku çdo pacient merr vëmendje dhe kujdes të personalizuar, me një plan trajtimi të projektuar për të përmbushur nevojat e tij specifike mjekësore dhe personale.

Interventi (operacioni i variçeve)

  • Anestezia: Spinale (mpirje nga mesi e poshtë) ose e përgjithshme (gjumë i plotë).
  • Procedura: Kirurgu kryen prerje të vogla në rajonin inguinal (në rrëzë të kofshës), ku bëhet prerja dhe lidhja (ligatura) e venës kryesore (Vena saphena magna). Gjithashtu, kryhen edhe disa prerje të tjera të vogla në zonën e venave varikoze të dukshme, ku realizohet tërheqja dhe heqja e venave të dëmtuara.

Pas procedurës (Kujdesi që duhet treguar)

Këmbët mbështillen me fasho elastike për të kontrolluar ënjtjen dhe hemorragjinë pas ndërhyrjes, për një periudhë prej 7 deri në 8 ditësh. Kirurgu jep udhëzime specifike që duhet të ndiqen me kujdes pas interventit, të cilat përfshijnë:

  • Kufizimin e aktivitetit fizik (Pushim) gjatë ditëve të para;
  • Mbajtjen e këmbës lart (Në pozicion të ngritur);
  • Mbështjelljen dhe kompresimin e këmbës: Përdorimin e çorapeve elastike / çorapeve me shtrëngim ose fashave kompresuese.

Prognoza (Rezultati pas ndërhyrjes):

Pas ndërhyrjes, dhimbja do të lehtësohet dhe pamja e këmbës suaj do të përmirësohet ditë pas dite.

Kujdesi që meritoni, besimi që kërkoni!